Policia italiane arrestoi ditën e sotme katër persona për prostitucion në Piaçenca. Një prej të arrestuarve është shqiptare, e cila ka thënë se është shfrytëzuar nga bashkëshorti i saj italian, një shqiptar tjetër 31 vjeçar dhe nga një 37 vjeçar tjetër italian.
Vajza shqiptare ka rrëfyer tmerrin në policinë italiane, duke thënë se ajo është detyruar që të prostituojë edhe në muajin e 8 të shtatzanisë. Gjithashtu, shqiptarja ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka treguar se pjesë e kësaj bande kanë qenë edhe vajza minorene, kryesisht nga Moldavia. /ma.me