Real Madridi ka një javë të vështirë përpara dhe ndoshta shumë vendimtare për titullin e kampionit. Sonte, Los Blancos do të përballen me Valencian, ndeshje e mbetur kjo që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ekipi i Zinedine Zidane nuk din për fitore në stadiumin Mestalla që nga vitit 2013, derisa ndeshjen e fundit në këtë stadium ka barazuar 2:2, që bëri Rafa Benitez të shkarkohet, kurse as Carlo Ancelotti nuk ka arritur të bëjë më shumë, i cili madje ka humbur 2:1, shkruan Gazeta Express.
Nëse Reali i Zidane merr tri pikë në këtë ndeshje, e që do të jetë e vështirë, të paktën në letër, atëherë do të shkonte në katër pikë diferenca me Barcelonën, plus një ndeshje më pak, atë ndaj Celta Vigos. Se kjo është javë vendimtare, tregon edhe fakti se në vikend zhvillohen dy super ndeshje tjera, që mund të bëjnë të ngushtohet diferenca me liderin e La Ligas, apo të rritet edhe më shumë.
Barcelona do të përballet në Vicente Calderon me Atletico Madridin, derisa Real Madridi luan në një tjetër stadium të vështirë, atë të Villarrealit, skuadër që i mposhti Realin sezonin e kaluar.
Andaj kjo pritet të jetë një javë shumë interesante në kampionatin spanjoll, duke filluar nga sonte me ndeshjen Valencia – Real Madrid, e cila zhvillohet nga ora 18:45, citohet “Express”. (Foto)