Kultivuesit e drogës kanë gjetur mënyra nga më të ndryshme për transportuar drogën jashtë kufirit.
Kësaj radhe ata kanë tentuar të dërgojnë drogën në Itali nëpërmjet postës, tentativë kjo e cila ka dështuar.
Burime për Report TV bëjnë me dije se rreth 775 gr kanabis ishte përgatitur të dërgohej me postë drejt shtetit fqinj. Por droga është zbuluar gjatë skanimit të pakove postare e cila ishte ndarë në në dy zarfa të ndryshme.
Nuk dihen ende identiteti i autorëve. /a.k