Ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviç ka deklaruar se gjatë pesë – gjashtë vjetëve të ardhshëm do të ndahen 185 milionë euro për 10 aeroplanë lufte MiG-29, transmeton koha.net.
Këto para do përdoren për modernizim, mirëmbajtjen, armatosjen, pajisjen e avionëve MiG-29, që do të jenë në përdorim 14 deri në 15 vjet.
Në dy vjetët e ardhshëm është planifikuar pajisja e ushtrisë serbe me automjete të blinduara vendore, citohet Koha.
Ai ka shtuar se pagat në Ushtrinë e Serbisë janë më të mëdha sesa ato në Shqipëri, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë. (b.an)