Për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit me mjetin e tyre, pajisja me leje qarkullimi ndërkombëtare mund të bëhet on-line.
Në portalin unik qeveritar E-Albania tashmë ofrohet shërbimi “Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” që mundëson aplikim on-line, si dhe kryerjen on-line të pagesës të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare, raporton “Scan”.
Tarifa e lejes është 500 lekë ndërsa vlefshmëria e saj ka një kohëzgjatje 1 vit.