Pas akuzave të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe gazetarja shqiptare nga Kosova Arbana Xharra.
Në akuzat e tij, ish-Kryeministri Berisha e quajti gazetaren “ndrikull sorosiane” dhe simpatizante të kryeministrit Edi Rama.
Por në postimin e saj gazetarja Xharra shprehet se përgjigjen e plotë për ish-Kryeministrin do ta japë të nesërmen me argumenta dhe dëshmi të gjitha akuzat.
“Qenka marr me mua “Doktori”, sot s’kam vakt me u marr me ty. Nesër t’i numëroj argumentet me dëshmi”, shkruan Xharra./express/a.k