Azerbajxhani njihet si një shtet me qeverisje autoritare. Presidenti Ilham Aliyev qeveris vendin prej vitit 2003. Në këtë post ai kishte pasuar babain Heydar Alyiev i cili qeveriste që prej vitit 1993.
Ai vijoi rrugën e të atit duke mbajtur pushtetin me kërcënime dhe me eliminimin e kundërshtarëve politik. Perëndimi e ka akuzuar për dhunë, shantazhe dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Por, qeverisja me dorë të hekurt nga Alyiev nuk është e vetmja gjë që ka tërhequr vëmendjen nga shteti i pasur me naftë dhe gaz natyror. Ai së fundi ka emëruar në postin e zëvendëspresidentit bashkëshorten e tij.
Për shumë duket si një lajm i pamundur por kjo është e vërtetë. Gruaja e tij është tashmë zëvendëspresidentja e parë dhe njoftimi u publikua nga stafi i kreut të shtetit./a.m.