Arsenal u ndesh në raundin e 1/8 me ekipin modest Sutton që militon në ligën e 5-të angleze, ekip të cilin e eliminoi aps fitores me shifrat 2-0.
Por, përtej sfidës, ai që ra në sy ishte portieri i ekipit Sutton, 45-vjeçari Wayne ShaW, një futbollist që peshon plot 120 kilogramë.
Ai u zëvendësua nga trajneri, dhe pasi shkoi në pankinë, nisi të konsumojë një panine. Por veprimi i tij përveçse qesharak, solli shumë reagime. Kjo për faktin se një kompani bastesh, kishte koutuar me koefiçient 8 mundësinë që ShaW të konsumonte një panine në pankinë. Bëhet fjalë për kompaninë “Sun Bets” e cila njihet edhe për sponsorizimin e ekipit Sutton.
“Mendoja se ishte një shaka, nuk e dija që ishte kuotuar në baste”, tha futbollisti pas ndeshjes. Por në fakt kompania nisi të shpërndajë paratë për fituesit e bastit. Ndërkohë portieri 120 kilogramësh u përjashtua nga ekipi. Ai tashmë po hetohet për atë që po nis të cilësohet si skandal bastesh. /a.m.