Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Gabicce pasi dhunoi rëndë të fejuarën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën kur 35-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije dhunoi në mes të rrugës të fejuarën.
Në vendngjarje ndërhyri një polici që ishte jashtë shërbimit, por shqiptari nuk përmbahej. Pas mbërritjes së përforcimeve ai tentoi t’i shpëtonte policisë dhe të dhunoten sërish të fejuarën.
Ai u arrestua për dhunimin e saj dhe për kundërshtim të forcave të rendit. Ndërkohë, e fejuara e tij habiti në gjykatë me qëndirmin e saj. Ajo jo vetëm që nuk bëri dneoncim, por e përqafoi të fejuarin në sallë dhe tha se e kishte falur./a.m.