Personi që shihni në foto është Klement Çala, 28-vjeçari nga Elbasani i cili po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një përfshirjë të mundshme të tij në grupin e grabitësve blindave me para në aksin Qaf Kashar-Rinas.
Teksa numri i të arrestuarve ka shkuar në 6, numri i personave që po verifikohen sit ë dyshuar si pjesë e grupit sipas burimeve për reporttv arrin në 12.
Sipas hetuesve ai është person me precedent penal në grabitjen e bankave dhe sëbashku me kreun e grupit të grabitësve Admir Nikaj (Murataj) në vitin 2013 kanë grabitur bankën kombëtare në Larisa të Greqise duke marrë prej aty 1 milion euro.
Çala u prangos 1 vit më parë nga policia e Vlorës por ajo çfarë e bën rastin e tij një procedurë të dyshimtë është fakti se pasi ka qëndruar vetëm 3 muaj në qeli ai ka mundur të fitojë sërish lirinë me një vendim të gjykatës së Vlorës.
Ky vendim dhe pse Çala kërkohej nga autoritetet Greke dhe akuzohej për arratisje nga burgu, grabitje e armbajtie ska ndikuar aspak tek gjykatësit të cilët i dhanë lirinë.
Aktualisht ai është në kërkim dhe po ashtu policia shqiptare ka njoftuar Interpolin për arrestimin e 28 vjeçarit.
Çala rezulton një lidhje e vjetër e Murataj dhe grupit të shqiptarëve të arratisur nga Burgu i Trikalas në Greqi, ndërsa në grabitjen e majit të vitit 2013 sëbashku me të e Muratajn mori pjesë dhe Ermal Litaj i arrestuar më pas nga policia greke.
(Klement Çalaj)
(lajmi ne mediat greke per Klement Calen e Admir Murataj)
Çala kërkohej nga Greqia, u arrestua në vitin 2015, Gjykata e liroi
Drejtësia shqiptare vazhdon të prodhojë skandale me vendimet e saj, sic është rasti i Gjykatës së Vlorës e cila liron nga burgu një të shumë kërkuar për llogari të Greqisë.
Bëhet fjalë për Klement Calën, 28-vjeçarin e arrestuar në 2015 dhe liruar pas 3 muaj vetëm se u akuzua për armëmbajtje.
Në realitet Çala ishte pjesë e grupit të Admir Nikaj Murataj i cili në 2013 sëbashku me Çalën grabitën 1 milion euro në Larisa të Greqisë, ndërsa hetuesit e Krimeve të Rënda dyshojnë se Çala është i përfshirë dhe në grabitjen në aksin Qafë Kashar – Rinas.
Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.
Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.
Gjatë operacionit të kapjes, policia i sekuestroi një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkisnin Klement Çalës.
Klement Çala ka marrë pjesë dhe në përleshjen në burgun e Trikala ku mbeti i plagosur një gardian grek.
Grabitja në Kashar, arrestohet në kufi 1 pjesëtar i familjes Kupa
Po sot është arrestuar edhe 1 person cili dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar. Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë, pjestar i familjes Kupa u kap sot, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në 6.