Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashme zyrtare dhe e konfirmuar. Ndeshja do të luhet ne “Elbasan Arena” kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjës, njofton Kombëtarja shqiptare në Facebook.
“Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë më 24 mars ne Palermo, Shqipëria do te shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjën. Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do te përballën në një test miqësore me skuadrën e Edin Dzekos e shume lojtareve te tjerë. Orari mbetet për tu konfirmuar ne ditët ne vijim,” thuhet në njoftimin e Kombëtares./a.m.