Drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen dje në mbrëmje në sfondin e një skandali seksual, sipas një deklarate të qeverisë italiane.
Francesco Spano, drejtori i UNAR, Zyra Kombëtare anti-diskriminim racor ne varësi të kryesisë së qeverisë është e dyshuar për financimin e një club-i takimesh gay me pagesë. Ai përgënjeshtroi cdo informacion, në një deklaratë, si dhe përvetësim të fondeve publike.
Referuar autorëve të një emisionin televiziv, në mesin e një numri të konsiderueshëm shoqatash që marrin financime nga UNAR, numerohen Kryqi i Kuq Italian, apo UNICEF, gjithashtu edhe ANDDOS, një shoqate që lufton diskriminimin me bazë seksuale.
Gjithashtu, sipas reportazhit në transmetuar ne televizion, ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një club privat, ku sipas një klienti të cituar nga “ Corriere della Sera », organizoheshin tre herë në vit takime për parandalimin e AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave./b.d