Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin janar 2017 është 462.812. Krahasuar me janarin e vitit 2016, ky tregues rezulton me rritje 0,5 %.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, (INSTAT), numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 172.757. Krahasuar me janarin e 2016, ky numër është ulur me 0,4 %. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit janar 2017 janë 558.109, duke shënuar një ulje me 4,0 %, krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit janar 2017 është 371.041. Krahasuar me Janar 2016 ky numër është ulur 1,3 %.
Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin janar 2017, rezulton 30.374, ndërsa në Janar 2016 ky numër ishte 15.714. Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në janar 2017 është 169.822 dhe përbëjnë 95 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Janar 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është ulur 0,7 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 0.5 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar rritje me 14,3 %. Hyrjet e shtetasve të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të me 75,9 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 19,3 % dhe 4,8 % Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin janar, rezulton nga Kosova me 33,3 %. Pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 14,6 %, Greqia me 13,6 %, Mali i Zi me 12,0 %, etj./b.d