Kryeprokurori i Republikës ka folur sot gjatë një analize punë në qytetin e Fierit, ku ka komentuar edhe ligjin e dekriminalizimit.
Sipas Adriatik Llallës, në organin e akuzës ka dyndje denoncimesh nga qytetarët për zyrtarë të inkriminuar, por deri në momentin e përfundimit të hetimeve Prokuroria nuk mund të japë emra.
“Dekriminalizimi është proces në vijim. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëvem, por për momentin nuk mund t’i themi me emrat” – mësohet të jetë shprehur në Fier Llalla. /b.d