Eduard Halimi ka komentuar deklaratat e Knut Fleckenstein. Ky i fundit në hyrje të Kryeministrisë deklaroi se vendi i partive politike është në Kuvend.
Por deputeti demokrat tha para mediave se opozita i ka ezauruar rrugët institucionale. Sipas tij, edhe pas miratimit të Dekriminalizimit, trafikantët vijojnë të jenë në pushtet.
“Rroshi dhe Prenga nuk na garantojnë zgjedhje të lira. Ne kemi 4 vite që ndjekim rrugët institucionale. E respektojmë Bashkimin Evropian, por i kemi ezauruar të gjitha” – tha Halimi duke theksuar kështu qëndrimin e ndryshëm që PD ka me BE sa i përket dialogut politik./javanews/b.d