Komisioni hetimor për aferën CEZ është vënë ne dijeni nga nje banke e nivelit te dyte ne Shqiperi per nje transferte te dyshimte ne llogarine e shtetasit Shkëlzen Berisha me date 22 qershor 2009. Sipas nje prej bankave te nivelit te dyte ne Tirane permes nje transferte te brendshme llogaria ne Euro e Shkelzen Berishes eshte shtuar me 200.000 Euro, e cila mund te jete derdhje nga nje llogari tjeter, ose transferte nga nje llogari e nje personi tjeter.
Komisioni ka dyshime se kjo transferte mund të ketë lidhje me shumën e tërhequr cash nga Nue Nik Kalaj vetëm 6 ditë më parë në një bankë tjetër. Ne llogarite e shtetasit Shkelzen Berisha, te cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta te tjera ne vlera te medha.
Per kete qellim po hetohet edhe shtetasi Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta ne drejtim te Shkelzen Berishes. Komisioni kujton se Ismail Mulleti eshte nje nder shtetasit shqiptar te perfshire ne skandalin “Panama Papers”.
“Il Mulleti sponsorizoi udhëtimin 12 mijë USD të Berishës në varrimin e Nënë Terezës. Ka sponsorizuar dhe atentatet ndaj Haklajve për llogari të Berishës”
Ish-truproja i Sali Berishës thotë se, Ismail Mulleti ka paguar udhëtimin e ish-kryeministrit Sali në Indi për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës.
Izet Haxhia shprehet se, “kasaforta e fshehtë e PD-së”, është gjithashtu “sponcorizues” i bombës së vendosur në zyrat e firmës piramidale Vefa.
Haxhia gjithashtu thotë se Mulleti fshihet pas atentateve dhe vrasjeve në Tropojë gjatë vitit 1997.
“Il Mulleti siç njifet ne rrethin e tij te afert ka qene kasaforta e fshehte e PD.
Ne vitet e pushtetit te saj te pare dhe me vone..te gjitha pagesat e dyshimta jane bere nepermjet ketij personi..
Po i kujtoj vetem nje rast marshallit. Parat e udhtimit tuaj per te shkuar ne varrimin e Nene Terezes ne Kalkuta te Indise qe kapnin shumen 12 mije dollare jane bere nga Il Mulleti, sepse ne ate kohe arka e PD ishte boshatisur nga ata qe e drejtuan deri ne zgjedhjet e 97…
Ky person eshte sponsorizuesi i bombes tek firma Vefa ne shkurt te ‘96 dhe njehkohesisht vellai i tij me vone i vrare ne Vlore mesa me kujtohet, se bashku me killerin Anton Gjergji jane vendosesit dhe shperthyesit e kesaj bombe..
Ne vitet e mevonshme Il Mulleti punsoi afer vetes Rasim Boriçin qe eshte nipi i Agim Shehut dhe drejtuesi i njesise ‘antikrim ‘te krijuar ne vitin 94 nen petkun e repartit antidroge, qe edhe pas ardhjes ne pushtet te majteve ne 97 vazhdoi ilegalisht veprimtarine e saj per interesat kriminale te marshallit..
Kjo njesi antikrim u perfshi ne valen e atentateve dhe vrasjeve ne Tropoje me bekımın dhe porosine e marshallit..
Il Mulleti ka qene sponsurizuesi numer nje i ketyre atentave me mina te telekomanduara te blera ne Shkoder me nga gjashte mije marka copen..
Ky person se bashku me Rasim Boriçin benin percjelljen e komandos qe shkonte ne Tropoje per te kryer atentate ndaj Kaklajve duke i siguruar mjetet levizese dhe armatimin modern qe nga minat e telekomanduara e deri tek snajperat e koaliduar..
Te gjithe fijet dhe transferat e parave te pista qe ka bere marshalli dhe eksponente te tjere te PD si Pollo, Tritan Shehu apo te tjere kane kaluar neper duart e Il Mulleti…”, shkruan Haxhia.
Ismail Mulleti është burri i Tefta Zakës, avokates së njohur, studioja e së cilës ka drejtuar disa nga privatizimet problematike në Shqipëri.
Ajo ka qenë përfaqësuese ligjore në privatizimin e ARMO, privatizimin e dështuar të Albpetrolit dhe shumë kompanive të huaja që kanë marrë koncesione në Shqipëri në kohën e Berishës.
Një nga partneret e kësaj studjo, Entela Shehaj është po ashtu aksionere me dhjetë për qind në një kompani të përbashkët të Ismail Mulletit dhe izraelitit Akin.
“Zëri i Amerikës”: Si ia dha Berisha koncesionin Ismail Mulletit ditët e fundit të pushtetit dhe udhëtimet e shpeshta të tij me charter në Shqipëri
Një shkrim i gazetës izraelite “Haaretz”, ka zbuluar se një avokat nga izraeli, Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar, i identifikuar me emrin Ismail Mulleti, biznesmen me emër në vitet ’90, janë së bashku me firmën kanadeze “Global Fluids International” pronarë të kompanisë GFI Technologies, e rregjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguillas.
Pak muaj pas themelimit, GFi Technologies, në bashkëpunim me një shoqëri zvicerane, dhe ajo e sapokrijuar, fituan një prej koncesioneve më të përfolura, atë të ngjyrosjes së karburanteve, një sipërmarrje prej të paktën 150 milion eurosh që konsorciumi pritet të sigurojë përgjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kontratës.
Pavarësisht kundërshtive të kompanive shqiptare të karburanteve, për shkak të kostove shtesë, qeveria e ish kryeministrit Berisha e miratoi koncesionin në javët e fundit të mandatit të saj të dytë.
Vitin e kaluar GFI Technologies, ja shiti pjesën e vet të aksioneve shoqërisë zvicerane, duke mbajtur vetëm 0,07 përqind. Policia shqiptare mësohet se ka verifikuar menjëherë hyrje daljet nga Shqipëria të Ismail Mulletit dhe izraelitit Assaf Halkin. Ata që të dy kanë realizuar shumë udhëtime nga dhe drejt Shqipërisë, shpesh dhe me avionë charter. TemA
ma.me