Deputeti socialist Eduart Shalsi, duke komentuar protesten e opozitës thitë se i trembet procesit të Vettingut.
Sa i takon deklarates se kryetarit te PD Lulzim Basha se Rama do te largoje Tahirin qe te ndalen protestat, Shalsi komentoi:
“Këto janë debate, që e banalizojnë çështjen dhe nuk ia vlen fare të merresh. Përpara shqiptarëve kemi përgjegjësi. Debati zhvillohet në Parlament. Po braktisin jetën parlamentare për çfarë? Ka një komision që është ai i reformës zgjedhore. Kryeministri ka thënë se nëse jeni dakord me çfarë thotë OSBE/ODIHR, ejani t’i bëjmë realitet”.
Ndersa per qeverine teknike, kerkese e opozites, deputeti socialist tha:
“Është të tallesh me shqiptarët. Një gjë që nuk shpjegoj dot tek qëndrimi i opozitës që të gjithë bashkohen me faktin se mbi 90% e shqiptarëve kërkojnë reformën në drejtësi. Reagimi vjen natyrshëm. Unë do të doja që për shëndetin e demokracisë të kishim një opozitë të strukturuar dhe më të qartë dhe jo të udhëhequr nga protagonistët që e katandisën Shqipërinë në një derexhe që e veçuan nga bota./OraNews