Neymar do të përballet me vendimin e gjykatës penale në Spanjë, në lidhje me akuzat për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me kontratën e transferimit te Barcelona.
Sulmuesi brazilian akuzohet se ka gënjyer rreth kontratës së transferimit nga Santosi gjatë vitit 2013.
Kompania braziliane “DIS” pretendon se futbollisti edhe i ka borxh pasi ai kishte fshehur kontratën e vërtetë.
Prokuroria spanjolle ka kërkuar një dënim prej dy vitesh për Neymarin dhe gjobë me 10 milionë dollarë.
Por, mediat spanjolle raportojnë se futbollisti dhe i ati nuk do të përfundojnë në burg nëse shpallen fajtor pasi dhënat e tyre, nuk kanë bërë shkelje ligjore.
Kujtojmë se 25-vjeçari ishte transferuar për 57 milionë euro (zyrtarisht) ndërsa është zbuluar se blerja e kartonit të reprezentuesit brazilian i ka kushtuar katalonasve mbi 90 milionë euro.
Vlen të theksohet se për shmangie të pagimit të tatimeve me procese gjyqësore po përballet edhe futbollisti tjetër i Barcës, Lionel Messi./a.m.