I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpja ka pranuar përfshirjen e tij në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Admirin, 35-vjeçari i dyshuar si një ndër dy organizatorët e grabitjes.
Një tjetër dëshmi për prokurorët është dhe deklarimi i Neim Avdylajt, Ky i fundit, teksa bënte plane me Çerpjan, i ka deklaruar atij besnikërinë ndaj grupit kriminal edhe nëse ata një ditë zbuloheshin nga policia.
“Abc news” ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Murataj, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajt nga ish-efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu.
Aktualisht në kërkim është Admir Nikaj dhe 3 persona të tjerë për të cilët prokuroria deklaron se nuk mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit hetimorë./a.m.