Nga qyteti antik i Apollonisë, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka komentuar protestën e opozitës në kryeqytet, duke e cilësuar si betejën për jetë a vdekje kundër reformës. Sipas Tahirit, çadra e instaluar pranë kryeministrisë në bulevard është bunkeri që kërkon të mbajë peng drejtësinë.
“Ata , dje, sot dhe nesër në të ardhmen e tyre, do ta kundërshtojnë reformën në drejtësi. E vetmja gje qe nuk duan te ndodh është reforma. Ajo çader është bunkeri që do të mbaj peng sistemin e drejtesisë. Në asnjë vend të botës demokratike, ish qeveria, nuk kërkon pushtet apo te caktoje kundërshtarin.”-tha Tahiri.