Deputeti socialist Bashkim Fino është rikthyer në punë pas kurave në Itali për shkaqe shëndetësore. Fino u është bashkuar kolegëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Deputeti Fino prej muajsh është kuruar në spitalet e shtetit fqinj, ndërsa qeveria ka akorduar dhe fond të veçantë për trajtimin e tij mjekësor.
Edhe pse mungonte opozita, deputetit i kanë uruar mirëseardhjen socialistët dhe aleatët e tyre, deputetë të LSI.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj madje u shpreh se kjo mbledhje bëhet edhe më e veçantë me praninëne mikut të tyre, Fino./reportv