Mbledhja e kryesisë së PD-së ka përfunduar dhe ashtu siç pritej, vendimi është se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kushtete të opozitës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Anëtarët e kryesisë së PD-së kanë folur në detaje në lidhje me organizimin dhe qëndrimin e deputetëve pranë protestuesve në bulevardin kryesor të Tiranës.
Basha i ka kërkuar deputetëve që të qëndrojnë në protestë për të mbajtur lart moralin e qytetarëve. Qëndrimi i tyre do të bëhet me turne si dhe pritet që gjithsecili nga përfaqësuesit e PD-së të japë fjalime në çadrat përballë kryeministrisë.
Nga ana tjetër, mundësia për përshkallëzimin e protestës në një grevë urie nuk është diskutuar si opsion./java/a.k