Donald Trump me sa duket shpiku një sulm në Suedi gjatë një tubimi në Florida gjatë të shtunës.
Duke folur para një audience përkrahësish në Melbourn, Florida, presidenti amerikan i doli në mbrojtje vendimit të administratës së tij për ndalim të udhëtimit, si dhe nevojës për të penguar migrimin në interes të sigurisë kombëtare, raporton “The Telegraph”
“Kur shikoni se çfarë po ndodh në Gjermani, kur shikoni se çfarë është duke ndodhur në Suedi, mbrëmë – në Suedi! Kush do ta besonte këtë? Në Suedi! Kanë marrë shumë [migrantë], e tani po kanë probleme siç nuk i kanë imagjinuar kurrë më parë”, ka thënë Trump, transmeton Koha.net.
Por, në Suedi nuk pati asnjë incident të tillë të premten mbrëma.
Shumë përdorues të Tëitterit u lidhën me llogarinë zyrtare të Suedisë, @Sëeden, i cili i jepet për t’u menaxhuar çdo javë një kuratori suedez, për të pyetur se për cilin incident po flet Trump.
Këtë javë, menaxhuese e llogarisë ishte bibliotekarja shkollore, @kseenaa, e cila shkroi: “Jo. Asgjë s’ka ndodhur këtu në Suedi. Nuk ka pasur asnjë sulm terrorist. Asnjë fare. Lajmi kryesor momentalisht ka të bëjë me Melfest”.Melfest është festivali i muzikës në të cilin përzgjidhet përfaqësuesi i Suedisë në Eurovision.
Komentues të ndryshëm thanë se Trump me gjasë i është referuar një programi në “Fox Neës” të premten mbrëma, “Tucker Carlson Tonight”, në të cilin nikoqiri fliste me Ami Horoëitz, prodhues dokumentarësh, për një film të ri i cili do të dokumentojë dhunën e pretenduar të kryer nga refugjatët në Suedi.
Suedi ka pranuar më shumë refugjatë për kokë banori se çdo shtet tjetër evropian viteve të fundit.
Po këtë muaj, Kellyanne Conway, këshilltare e lartë e Donald Trump, është përqeshur me të madhe pasi iu referuar një “masakre në Boëling Green” në një intervistë televizive derisa po e mbronte urdhrin ekzekutiv të presidentit për migrim.
Një masakër e tillë nuk ka ndodhur: besohet se ajo i është referuar dy irakianëve në Boëling Green, Kentucky, që ishin dënuar për aktivitetet terroriste pasi vranë ushtarë amerikanë më 2011. Megjithatë, incidenti ka ndodhur në Irak. (b.an)