Një emigrant shqiptar, i dënuar më parë për trafik droge, duket se “kishte zënë mend”. Ai ka surprizuar autoritetet italiane, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me 1300 euro brenda, të cilin e kishte gjetur në rrugë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 32 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte gjetur rastësisht portofolin e një shtetasi italian, ndërsa ky i fundit kishte bërë menjëherë denoncimin në polici për humbjen e portofolit.
Gjatë kohës që ai ka thënë se në portofol kishte 1300 euro, karabinierët i kanë treguar se kuleta e tij ishte aty, pasi një i ri shqiptar e kishte gjetur.
Italiani ka dashur që t’i dhurojë shqiptari 300 euro, por ai nuk ka pranuar./panorama/a.k