Bëhet fjalë për dhjetëra të rinj që të organizuar në grupe, zhvillojnë aktivitete të ndryshme.
Në profilin e tij në Facebook, Kreu i Bashkisë Veliaj ka postuar disa prej fotove ku tregohen të rinj që kanë kaluar një mbrëmje të këndshme buzë liqenit, ndërsa ka ironizuar edhe protestën e PD-së. “Grupe të ndryshme njerëzish e gdhinë mbrëmë jashtë, por s’besoj ia kaluan aq mirë e pa shqetësuar kënd si të rinjtë buzë Liqenit”, shkruan Veliaj.
Ndërkohë, ndonëse fundjavë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nxituar që të përfitojnë nga sezoni i mbjelljes së pemëve për të shtuar gjelbërimin. 100 pemë të reja u mbollën në Parkun e Madh të Liqenit duke kontribuar në këtë mënyrë në zgjerimin mushkërive të kryeqytetit.
“100 Qershi Japoneze i shtohen Kopshtit të Pranverës në Parkun e Madh. Të vendosur të shtojmë gjelbërimin në çdo cep të qytetit!”, shkruan Veliaj.