Që nga përfundimi i protestës, qytetarë të shumtë janë vendosur në çadrën e madhe të ngritur para Kryeministrisë në mbështetje të opozitës në kauzën e tyre për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.
Vendimi u bë publik nga kryetari i PD-se Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para protestuesve.
Ndërkaq, Basha vijon të qëndrojë tek çadra së bashku edhe me deputetë të tjerë të opozitës nga ku deklaroi se protesta do të vazhdojë derisa sa të realizohen kërkesat e opozitës.
“Ky është fillimi i një lëvizje popullore. Në dorë e kanë qytetarët. Largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme”, është shprehur Basha.
Protesta nisur në orën 12:00 të së shtunës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nën moton #Ngrihemibashke”, përfundoi pa asnjë incident, dhe kreu i opozitës e vlerësoi një fakt të tillë në një status në rrejtet sociale. “Protesta e sotme ishte një protestë thellësisht njerëzore, thellësisht qyetare. “Nuk ka patur ndonjëhere më parë një protestë të tillë, kur forca nuk u kërkua tek dhuna por te drejtësia e kauzës. Të ngrihemi bashkë”, ka thënë Basha ndërsa u ka shprehur mirënjohje edhe punonjësve të policisë të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij manifesti. /b.d