Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Visar Ymerin, kanë pasur një takim të rrallë më zyrtarë amerikanë.
Takimi i tyre me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, ka ndodhur në rezidencën e Ambasadorit amerikan. Drejtuesit e VV’së këtë rast e kanë shfrytëzuar që të ankohen për demarkacion e dialog.
“Pata kënaqësinë t’i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price”, ka shkruar lideri I VV’së, Visar Ymeri në një postim në Facebook.
Ymeri më tutje ka thënë se me këtë delegacion ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu. (b.an)