Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi nga sheshi i protestës ka deklaruar se ky është i vetmi instrument qe i ka mbetur opozites per te parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve dhe tha se protesta sot ka nisur “për të parandaluar një krim”.
“Përvec 1 mijë arsyeve që kanë shqiptarët të parandalojë vjedhen e zgjedhjeve, eshte e vetmja forme që i ka ngelur në dorë opozitës që ta evitojë një ngjarje të tillë”, u shpreh ai.
Duke folur për “News24”, deputeti demokrat tha se aktualisht qeveria shqiptare është e rrënuar, dhe “rri në këmbë” vetëm në sajë të numrave.
“Në rast se Qeveria do të rezistojë, edhe protesta do të jetë e gjatë. Uroj që qeveria të jetë e arsyeshme, dhe të pranojë një kërkesë legjitime, jo vetëm nga PD, por nga të gjithë qytetarët. Kjo është kauza e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e PD. Ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, asgjë më shumë se kaq. Ne kemi një qeveri tmerrësisht të dobët, që rri në këmbë vetëm me numra. Kemi një qeveri të rrënuar. Ndaj ne kemi shpresë sot se protesta do të kthejë shpresë te shqiptarët. Ne sot kërkojmë parandalimin e vrasjes së zgjedhjeve. Është e sigurt se zgjedhjet do të vidhen nëse ne nuk e ndalojmë qeverinë në përpjekjen e saj diabolike për të dëmtuar procesin. Çdo protestë është simbolike. Cilido qoftë numri i protestuesve, rëndësia qëndron te simboli. Qytetarët në këtë protestë kërkojnë zgjedhje të lira e ndershme”, tha Patozi.
I pyetur se “Ku do ta çojë kjo protestë PD?”, deputeti demokrat tha se “Ka një përpjekje djallëzore të Qeverisë për ta interpretuar protestën si një përpjekje e PD për ta marrë qeverinë në tavolinë. Nëse kjo do ishte e vërtetë do isha unë i pari që do ta refuzojë këtë”.
Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë. Kjo protestë ka një qëllim final, për veç 1001 arsyeve që kanë shqiptarët për të protestuar, por kanë një qëllim final të mos lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. E vetmja gjë që i ka mbetur në dorë opozitës.
Është folur për një përshkallëzim të protestës, edhe grevë urie?
Unë uroj që qeveria të gjejë një rrugë që kjo protestë të mos zgjatet. Çdo skenar është i mundshëm. Unë nuk mendoj se është forma ajo që do e vendosë suksesin e kësaj proteste por përmbajtja.
Një koment për reagimin e Ramës për protestën?
Unë nuk e kam parë këtë koment të kryeministrit. Patjetër që reformat do vazhdojnë dhe ky vend ka nevojë për reforma por jo me këtë qeveri. Duhet t’i bëjë një qeveri e përgjegjshme, jo ky kryeministër që është pakicë edhe në qeverinë e vetë. Kjo maxhorancë mbahet vetëm nga numrat. Kjo ishte protesta më e madhe dhe e fuqishme në numër dhe në shpirt. E them me bindje, nuk po flas me numra.
Një koment për mungesën e reagimit nga ana e LSI-së…
Nuk pres as përgëzime dhe as kritika nga LSI-ja për protestën. Nuk i hyj kësaj llogarie. Por nuk hyj fare tek mendimet e kundërta që ka LSI-ja me PS-në. Qeveria është në konflikt me shumicën e shqiptarëve që i ka keqqeverisur. Kjo është një qeveri e zhytur në korrupsion, që i ka të qarta lidhjet me krimin e organizuar.
Kjo qeveria ka edhe një konflikt të brendshëm që është shumë evident.