Edhe pse në burg, kërkesat e personave që vuajnë dënime shpesh herë duken të habitshme.
Një 31-vjeçar i cili vuan dënimin në Fier ka kërkuar shërbim interneti në dhomë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.U.
Ai madje kishte futur ilegalisht një modem për t’u lidhur me internet. Por, gardianët ja zbuluan në momentin kur po tentonte ta fuste në qelinë e tij. /a.m.