Qytetarët e shtetit më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, Kroacisë, për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale po e braktisshin me të madhe vendin e tyre. Kështu, vetëm gjatë tri viteve e gjysmë, prej kur Kroacia ka hyrë në BE, nga Kroacia kanë emigruar 200 mijë veta. Kjo përbën afër 5 për qind të gjithë popullatës së vendit, ndërsa 180 mijë prej tyre kanë migruar më Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e të emigruarve shumicën dërmuese e përbëjnë personat me shkollim të lartë. Duke qenë se numri i atyre që braktisin vendin po rritet me të madhe, Kroacia për 10 vite mund të humbasë 800 mijë qytetarë, shkruan gazeta, duke iu referuar përllogaritjeve të demografëve./a.m.