Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani deklaroi se protestat e opozitës do të vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama. Ai tha se do të ndiqet çdo formë për arritjen e objektivit. I pyetur nëse qeveria nuk largohet, cili do të jetë hapi që do ndërmarrë PD Risatni tha:
“Do ta largojmë me forcë…”
Por pasi dha këtë deklaratë force, Risatni bëri një tërheqje kur tha se kjo nënkupton “forcën e protestës demokratike”./a.m.