Shkëlzen Berisha rezulton të ketë shtuar pasurinë e tij në vitin 2009 me 300 mijë euro, por nuk ka paguar asnjë taksë.
Kështu bën të ditur Report TV, sipas së cilit kjo gjë mësohet nga burime brenda komisionit hetimor për CEZ.
Komisioni ka siguruar deklaratën e pasurisë së Shkëlzenit si dhe atë të Tatimeve kur rezulton se nuk ka paguar asnjë detyrim.
Në vitin 2009, Berisha deklaronte 300 000 euro të ardhura nga aktiviteti në fushën e ndërmjetësimit, por në Tatime nuk ka paguar asnjë detyrim.
Edhe gjatë vitit 2010, Shkëlzen Berisha ka deklaruar shtesë në pasurinë e tij, por te Tatimet sërish nuk rezulton të ketë paguar taksa.
Komisioni hetimor për CEZ po vlerëson dokumente shtesë dhe pritet që të kallëzojë penalisht Shkëlzen Berishën për evazion fiskal./b.d