Kryeministri i Serbisë është takuar me kancelarin austriak Christina Kern.Shefi i Qeverisë serbe, siç njofton Tanjug, ia ka dorëzuar zyrtarit të lartë nga Austria “dokumentin” për Ballkanin Perëndimor me qëllimin e krijimit të tregut të lirë dhe të Unionit Doganor në rajon, transmeton Koha.net.
Media e Beogradit nuk tregon se kjo është dëshirë e Serbisë që ta ripërtërijë disi ish – Jugosllavinë.
Fjala është, siç ka thënë Vuçiç, që të “afrohen territoret tona dhe që të lehtësohet qarkullimi i mallit”.Kancelari austriak nuk është deklaruar rreth këtij “dokumenti”. (b.an)