Lufta me rrudhat është gjithmonë shumë e vështirë, por ka raste kur megjithë trajtimet që bëjmë ato nuk pakësohen. Atëherë ku qëndron problemi?
Shpesh diza nga zakonet tona që lidhen me mënyrën tonë të jetesës bëhen shkak për shtimin e rrudhave. Në këtë artikull po trajtojmë dhe listojmë pikërisht këto zakone.
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit ka një ndikim tepër negativ në shtimin e rrudhave. Gjithashtu duhani dëmton dhëmbët, thonjtë mushkëritë. Nëse pini duhan, lufta juaj kundër rrudhave do të jetë shumë e vështirë.
Mbajtja e kondicionerit në maksimum
Kondicioneri nëse përdoret në mënyrë të moderuar dhe me nivel mesatar, nuk ka efekte shumë negative për ju. Por nëse e teproni dhe e mbani në maksimum në temperaturë të ftohtë apo të nxehtës, sipas sezonit, atëherë ju dëmtoni rëndë lëkurën dhe bëhëni shkak për shtimin e rrudhave. Për të pakësuar efektin e tharjes së ajrit që krijon kondicioneri rekomandohet të vendosni një gotë me ujë në ambjentin e kondicionerit, në mënyrë që të shtoni lagështirën e ajrit.
Flini anash ose përmbys
Të fjeturit anash nuk ka shumë ndikim në rrudhat tuaja të fytyrës, po më tepër ndikon tek zona e dekoltesë, pasi përthyerja që krijohet midis trupit dhe qafës me të fjeturin anash bën që të krijohen rrudha dhe rrathë në qafë. Ndërsa të fjeturit përmbys krijon rrudha pikërisht në zonën e fytyrës, pasi fytyra nuk merr mjaftueshëm ajër e ngjeshur në jastëk. Prandaj këshillohet të flini të mbështetur me shpinë.
Mbështesni shpesh kokën në duar
Ju duket pa kuptim? Por duhet ti kushtoni vëmëndje, pasi në momentin kur mbështesni kokën në duart tuaja, presioni që krijohet bën që të ngadalësohet prodhimi i kolagjenit në atë zonë të fytyrës dhe të shfaqen rrudha. Prandaj mos jini të zymtë e mos mbështesni kokën, për të pasur një pamje sa më të re të fytyrës.
Konsumoni shumë sheqer të përpunuar
Të gjithë e dinë se sheqeri, ai i pëpunuari dhe jo natyrali që vjen nga frutat dhe perimet, ka një ndikim të drejtëpërdejtë në shtimin në peshë dhe sjell një sërë sëmundjesh. Përveç kësaj, sheqeri i tepërt shkakton dobësimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, dhe si rrjedhim edhe shtimin e rrudhave.
Nuk vini syze
Syzet përveç se mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit, mbrojnë edhe zonën reeth syve. Prandaj rekomandohet që të mbani zyze ditët me diell ose si alternativë të përdorni kapele.
Përtypni shumë çimçakiz
Konumimi i shpeshtë i çimçakizit shkakton pakësimin e kolagjenit të lëkurës bë zonën rreth buzëve dhe gojës duke krijuar apo shtuar rrudhat.
Përdorni këllëf jastëku prej pambuku
Nëse doni të keni më pak rrudha në zonën e fytyrës, zëvendësoni këllëfiët prej pambuku të jastëkut tuaj në këllëfë mëndafshi, që do të shërbeje si një kurë anti agin dhe do ta mbajë fytyrën tuaj më të butë.
Nuk flini mjaftueshëm
Megjithëse mund të keni dëgjuar shumë herë të flitet për rëndësinë e gjumit, është e rëndësishme tju rikujtojmë se mungesa e gjumit shkakton plakjen e organizmit e rrjedhimisht edhe shtimin e rrudhave. Prandaj mundohuni ta respektoni rigorozisht rregjimin tuaj të gjumit.
Nuk konsumoni ujë mjaftueshëm
Sasia mesatare e ujit që duhet konsumuar në ditë për të mbajtur një trup të hidratuar është 1,5 – 2 lt apo më shumë në rast të aktivitetit të lartë fizik. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, atëherë lëkura juaj dehidratohet çka ndikon edhe në shtimin e rrudhave.