Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata britanike pasi akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të kokainës në rrugët e Londrës. Sipas mediave britanike shqiptarët ishin ‘kontrolluesit” e rrjetit të drogës.
Gjatë ditës së djeshme Gjykata në “Southwark Crown” ka dhënë masën e sigurisë ndaj dy shqiptareve, ku Ardit Dushaj 30 vjeç i cili banonte në Holden Close është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Ariston Marku 23 vjeç i cili banonte në Benares Road, Plumstead është dënuar me 6 vite burg.Dy shqiptarët thanë para trupit gjykues së ata nuk ishin konsumatorë të kokainës, por pranuan përfshirjen e tyre në kontrollin dhe shpërndarjen e kokainës.
Grupi u zbulua për herë të parë kur një trafikant rruge i afërt me Ardit Dushaj, u arrestua nga oficerët e Policisë së qytetit në nëntor të vitit 2015. Ariston Marku u arrestua në një kafe në Londër më 10 gusht 2016, ndërsa Ardit Dushaj më 28 korri 2016. Sipas policisë britanike rrjeti i trafikut të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë. /ma.me