Kryeministri Edi Rama ndohet në Kosovë ku po merr pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Por, duket se Rama nuk e ka humbur vëmendjen nga jeta politike në Tiranë ku ditën e shtunë do të mbahet një protestë e opozitës.
Rama ka publikuar një foto nga Kosova ku ai pozon me xhudisten Majlinda Kelmendi. Siç shihet Kelmendi ngre dorën me dy gishta, simbol ky i demokratëve në Shqipëri dhe LDK-së në Kosovë. A po ironizon Rama opozitën me foton?/a.m.