Pronarët që u është toka nga ndërtimet pa leje dhe presin të marrin kompensimin duhet të plotësojë formularin- tip në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Janë 350 pronarë në qarqet më të mëdha të vendit, për të cilët qeveria ka miratuar shumën e kompensimit në vlerën 180 milionë lekë dhe pritet që së shpejti ATP të hapë procedurat për nisjen e kompensimit. Lista me përfituesit është botuar dje edhe në Fletoren Zyrtare. ATP bën të ditur listën me dokumentet, kostot dhe afatet që duhen për të përfunduar procesi i kompensimit. Kostoja e aplikimit është 2 mijë lekë, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesës është 90 ditë. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës verifikon dokumentet, ndërsa drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave brenda 30 ditëve nga verifikimi firmos pagesat.
PRANIMI I KËRKESAVE
Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen.
Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes. Dokumentet Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së, Tiranë, kërkesëntip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi.
Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.
PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS
1. Njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes zyrtare, listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse;
2. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik; 3. Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë ATP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur.
4. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës;
5. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura;
6. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës:
a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi;
b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen;
c) njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekt ve që kompensohe
DOKUMENTET PËR APLIKIM
a) Kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formularit-tip
b) Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie;
c) Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre; Prokura duhet të jetë sipas modelit të mëposhtëm: “Përfaqësuesit tonë i japim tagër dhe kompetencë të plotë që të veprojë në emër dhe për llogarinë tonë: Të paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë AKKP Tiranë për ndjekjen e procedurës së kompensimit në zbatim të VKM-së përkatëse si dhe të drejtën për të tërhequr vlerën financiare të kompensimit pranë AKKP Tiranë”.
ç) Vërtetimi i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
d) Fotokopja e dokumentit të identifikimit dhe certifikata familjare e kërkuesit;
dh) Mandatpagesa, 2 mijë, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. BW
ma.me