Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk është koha të luaj askush me shqiptarët në rajon, ndërsa theksoi se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.
“Edhe unë sot jam diasporë. Është një gjendje e çuditshme se për çfarë jam ndalur, është keqpërdorim i një mundësie që Serbia është anëtare e Interpolit dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me këtë shtyrje”, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK.
Ai tha se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë. “Për ata që më akuzojnë janë vetë autorë të krimeve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, është vet ndihmës i Millosheviçit”, thotë Haradinaj dhe shton se është besnik i bindjeve të tij dhe i të drejtës së tij dhe të drejtës shqiptare.
Ndërsa në lidhje me shtyrjen e vendimit nga Gjykata franceze, ai thotë se me këtë është tepruar dhe nuk duhet të mendohet se mund të luaj më dikush me shqiptarët. Askush nuk mund të luaj me Kosovën në Ballkan, pasi ka aleatë, si Amerika, Gjermania e shumë shtete të tjera evropiane”. /b.d