Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ku sipas të dhënave të para mësohet se të shtënat janë dëgjuar pranë një palestre.
Deri më tani nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur apo për persona të lënduar. Megjithatë forcat e policisë dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. /b.d