Nga sot futbollistët nuk janë të vetmit të cilët mund të transferohen, pasi nga sot në këtë kategori do të hyjnë edhe gjyqtarët, për më shumë i pari do të jetë një emër mjaft i njohur, Mark Clattenburg. Gjyqtari anglez, i cili në vitin 2016 drejtoi si finalen e Ligës së Kampioneve, ashtu edhe finalen e Kampionatit Europian të futbollit, ka vendosur të braktisë Federatën e tij për t’u zhvendosur në Arabinë Saudite. Shoqata e gjyqtarëve anglezë ka konfirmuar sot se 41-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga çdo detyrë e tij brenda Anglisë.
Clatemburg, ashtu si edhe futbollistët ka vendosur të ndjekë dollarët e naftës dhe ka marrë përsipër të drejtojë sektorin e arbitrimit në Arabinë Saudite, ku sigurisht që do të përfitojë shuma më të mëdha. Nuk dihet ende nëse ai do të vazhdojë të arbitrojë apo jo në Arabi, por është e sigurt se FIFA nuk do të përfshijë emrin e tij në listën e gjyqtarëve që do të drejtojnë në Botërorin 2018, duke e lënë Anglinë pa asnjë përfaqësues të tillë. Klatenburg mendohet se ka qenë në bisedime prej disa muajsh për largimin, por përflitej fillimisht se do të shkonte në Kinë për të drejtuar atje ndeshjet e kampionatit vendas. Kjo lëvizje e papritur mund të nisë një eksod të mirëfilltë të gjyqtarëve cilësorë europianë drejt vendeve aziatike të cilët pas trajnerëve dhe futbollistëve të njohur, tani janë gati të investojnë edhe për gjyqtarët.

ma.me