Një 20-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi u kap me 7.2 kilogramë kanabis.
Gjatë ditës së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në automjetin tip “Benz”, me drejtues Florian Spore, u gjetën 12 pako me Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale të policisë ju referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./b.d