Pas deklaratave të ditës së sotme të kreut të LIBRA-s, Ben Blushi në lidhje me mosregjistirmin e partisë së tij në KQZ, ka reaguar edhe kreu këtij institucioni, Denar Biba.
Ai e ka konsideruar të ulët si veprim faktin që Blushi u mor sot personalisht me të në emër të institucionit që Biba drejton, duke shtuar se këto veprime thjesht bëhen për të marrë 2-3 vota më shumë.
Reagimi
Jam shume i keqardhur per sjelljen dhe fyerjet e drejtuara ndaj meje dhe mbiemrit qe une me krenari mbaj nga ana e deputetit B.Blushi. Paragjykimi i vendimmarrjes se KQZ dhe personalizimi i institucionit me emrin e kryetarit eshte nje veprim shume i ulet dhe jashte cdo morali. Sa keq qe, edhe nje parti, e cila pretendon te sjelle moral ne politiken shqiptare, shpif, fyen e hiqet si viktime, gjasme e persekutuar nga KQZ. Shpresoj qe, jo vetem ju miqte e mi virtuale, por cdo qytetar te dije te beje dallimin mes pelivanlleqeve te politikaneve per 2-3 vota meshire me shume dhe sjelljes korrekte te profesionisteve. /b.d