Lulishte? Bar? Stola mes gjelbërimit? Pse? Jeni të marrë? Për çfarë duhet edhe lulishtja, edhe bari, edhe stolat mes gjelbërimit në Tiranë? Kjo lopë që po kullot e pashqetësuar në skarpatin anës Lanës, fiks përballë Pallatit me Shigjeta e ka përgjigjen e saj.
Në fakt nuk e pyeti njeri që të kishte përgjigje për këtë periudhë tranzicioni pushtetesh në pushtetin lokal të Tiranës që ka krijuar një klimë të mrekullueshme bashkëjetese mes qytetit kaotik dhe peisazhit idilik të fshatit. Ky është sekreti i bashkëjetesës që u shpik nga kryetari në ikje i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Në këtë pjesë të Lanës, të njëjtën përgjigje e kanë dhe dele, dhi e kuaj që qëndrojnë këtu anash trafikut të rënduar të rrugës, njëlloj si kjo lopë e heshtur që as nuk ja hedh sytë fundit të BMË-së që i tymos në krah. Qentë rrugaçë e kanë pasur shumë më herët.