Ka nisur seanca parlamentare ku ka mbajtur një fjalim deputeti socialist Eduard Shalsi. Ai risoli në vëmendje incidentin në Kavajë ku disa militantë të PD e dhunuan pasi ai i kujtoi kryetarit të PD Basha punët e bëra nga kryebashkiaku i shkarkuar Elvis Rroshi.
“U rrah Pishtari i Demokracisë. Një person që bëri demonstratat e para në Kavajë, ngriti dy gishtat lart në vitin ’91. Një demokrati juaj u rrah nga njerëzit tuaj sot. Po shkoni pyesni pse ka ndërruar mendim ai person për partinë tuaj. Sepse ai është koshient për ndryshimet që ndodhën në Kavajë. Shkoni shihni zyrat e Adisa në Kavajë”, deklaroi Shalsi./a.m.