Një tjetër shqiptar ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Bëhet fjalë për të riun Shpresim Ahmeti i cili arriti të kthente disa nga anëtarët e jurisë në konkursin e talenteve “The Voice” në Gjermani.
Ai është një student në Gjermani dhe mbrëmjen e djeshme, i riu ka dalë në skenën e sezonit të gjashtë të “The Voice of Germany” dhe ka mahnitur jurinë e publikun me zërin e tij, ku interpretoi këngën “This is a man’s world” nga James Brown.
Talenti 18 vjeçar ka marrë vëmendjen e mediave gjermane që kanë shkruar për zërin e tij brilant./noa/a.k