Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion anti-kanabis në kuadër të të cilit u sekuestrua 1 ton e 255 kilogram drogë. Lënda narkotike u sekuestrua në tunele të nëndheshme të ngritura poshtë banesës së poseduesit të drogës.
Policia arrestoi shtetasin Ilirian Borakaj 55-vjeç. Ky person kishte improvizuar poshtë banesës së tij tunele ku fshihte sasi të mëdha të lëndëve narkotike.
Pasi dorga bëhej gati, siguroheshin trabnsportuesit për ta çuar atë drejt Italisë. Aktualisht policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirënë grupin e trafikut./a.m.
Njoftimi i policisë:
Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “UNDERGROUND” !
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme më lëndë narkotike prej 1 Ton e 255 Kilogram, e dyshuar si Cannabis Sattiva !
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi:
1- Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.
Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.
Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),
– 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,
– makineri për presimin e lëndës narkotike,
– fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.
Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.