Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, pasi kanë vjedhur pije të shtrenjta alkoolike në supermarkete. Sipas mediave italiane bëhet fjalë e janë një 24-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë, të cilët vidhnin në zonën e Sansepolcro-s (Arezzo).
Policia vijon hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjeve, ndërsa tashmë shqiptarët ndodhen në paraburgim në pritje të dënimit. Nga pamjet filmike u provua se dy shqiptarët vidhnin shishet e ekspozuara në vitrinën e marketeve në fjalë. Kamerat e sigurisë së dyqaneve kanë mundur të filmojnë gjithçka.