Një histori e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku dëshira e një 18 vjeçari për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë, e ka çuar në qelitë e burgut për akuzën e “Prostitucionit”. Por jo vetëm kaq, pasi i riu ka humbur dhe telefonin e tij, të cilin ja kishte vjedhur prostituta 35-vjeçare, gjatë kohës kur kryenin marrëdhënien.
Mirëpo mungesën e telefonit i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye etike, e ka mësuar pak minuta pas përfundimit të aktit seksual, ku nga epshi ka rënë brenda në një pusetë, e cila nuk kishte kapak, raporton A1 Report.