Policia ka dhënë detaje të plota në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të K.Ç, 36 vjeç, në lagjen nr 5 në Pogradec në rrugë, mëngjesin e ditës së sotme.
Pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, policia thotë se 36-vjeçari në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur.
K.Ç, ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin Grek ku edhe punonte.
Materialet lidhur me ngjarjen, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes” /express/a.k