‘’Edi Rama duhet ta harrojë se do të ketë zgjedhje të diktatuara nga bandat dhe krimi’’.
Kjo ka qenë deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha, nga Tamara e Shkodrës ku ishte i pranishëm në 72- vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Kelmendit.
Kreu i demokratëve ka ftuar të gjithë malësoret që me 18 Shkurt t’i bashkohen protestës në Tiranë.
Në Kelmend kreu i demokratëve premtoi të rikthehet me një premtim ngritjen e kullës së Prek Calit dhe rikthimin e saj në një qendër muzeale.
Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë në aktivitetin përkujtimor të 72- vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit ku edhe vendosi kurorat më lule në memorialin e ngritur për të përkujtuar këtë kryengritje.
Aktiviteti është përshëndetur edhe nga përfaqësues të shoqatës ish-përndjekurve politikë.
ma.me